Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se janë shëruar 9 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.
MSh-ja bënë të ditur se janë vaksinuar 31 persona, në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i këtij procesi, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.
Aktualisht në Kosovë shënojnë 50 raste aktive me COVID-19.