Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, derisa nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 25 qytetarë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Raste aktive në Kosovë, shënojnë 328.