Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij raporti, 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa 3 mijë e 917 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
Ndërsa për 24 orë, 4 mijë e 623 persona janë vaksinuar për mbrojtje ndaj koronavirusit.