image Publikohet raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Srebrenicën: Nuk ka pasur gjenocid

Rajon

Publikohet raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Srebrenicën: Nuk ka pasur gjenocid

news image

Sot është publikuar raporti i Komisionit Ndërkombëtar për studimin e vuajtjeve në Srebrenicë, gjatë periudhës 1992-1995.

Raporti i këtij komisioni, që udhëhiqet nga historiani izraelit, Gideon Greif, përmban 1036 faqe, me të gjitha përfundimet, i publikuar në gjuhën angleze dhe serbe, raporton B92, përcjell Sinjali.

“Pas një hetimi të thellë nga Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur në Rajonin e Srebrenicës, konkludohet që nuk ka pasur as krim individual të gjenocidit e as gjenocid në atë vend. Megjithëse Komisioni nuk shqyrton vrasjet në gjenocidin e Srebrenicës, pranon faktin që mijëra njerëz ishin vrarë në mënyrën më tmerruese dhe përgjegjësit për këto krime duhen ndëshkuar”, thuhet në konkluzionet e këtij raporti.

Ky komision përbëhet nga Walter Manusek nga Austria, avokati Marcus Kobach nga Gjermania, ekspertja Adarnela Schinab nga Nigeria dhe profesoresha Marija Gjuriq, si përfaqësuese e Serbisë.

Përveç tyre, ka qenë edhe profesori Roger Bayard që është një ekspert i njohur botëror i forenzikës, profesori tjetër japonez, Yuki Saf, profesori Stephen Meyer dhe dy të tjerë./Gazeta Sinjali.