Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e fundit për COVID-19 në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm katër raste të reja pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi nuk ka asnjë të vdekur, si dhe janë shëruar 32 pacientë.
Raste aktive në Kosovë, aktualisht shënojnë 282, ndërsa doza të administruara në total, që nga fillimi i vaksinimit, janë 1.827.989.