image Publikohet raporti i cili nxjerr bilancin e gazetarëve që kanë humbur betejën ndaj Covid-19

Botë

Publikohet raporti i cili nxjerr bilancin e gazetarëve që kanë humbur betejën ndaj Covid-19

news image

Të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Press Emblem Campaign”.

“Punonjësit mediatikë kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Këta janë ata që e informojnë opinionin për përhapjen e infektimit. Shumë prej tyre kanë vdekjur për shkak të mungesës së mbrojtjes adekuate derisa kanë punuar në terren”, tha Blez Lempen, shef i PEC-së, selia e së cilës është në Gjenevë.

Prej 1 marsit deri më 31 maj të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit, prej të cilëve dy të tretat kanë qenë aktivë në terren.

Vetëm në maj thuhet se 72 gazetarë kanë vdekur si pasojë e infektimit, transmeton “Anadolu Agency”.

Numri më i madh i gazetarëve të vdekur nga koronavirusi është në Amerikën Latine, të paktën 62, ndërsa 23 ka pasur në Europë, 17 në Azi, 13 në Amerikën Veriore dhe 12 në Afrikë.

PEC-ja njofton se raporti është bërë në bazë të informatave që janë të qasshme përmes shoqatave kombëtare të gazetarëve, mediumeve lokale dhe bashkëpunëtorëve./ Gazeta Sinjali/