Është publikuar raporti tre-mujor i punës së qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky raport paraqet punën e Qeverisë përgjatë periudhës 3 qershor – 10 shtator 2020, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 3 qershor 2020.
Në këtë raport paraqiten në mënyrë të detajuar të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet, si dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.
Raporti nga Qeveria e Kosovës fillon me fjalimin e kryeministrit Hoti.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu. /Gazeta Sinjali/