image Publikohet pamja e një babai që po bartte një fëmijë të porsalindur në Izrael, raketat i fluturojnë “mbi kokë”

Botë

Publikohet pamja e një babai që po bartte një fëmijë të porsalindur në Izrael, raketat i fluturojnë “mbi kokë”

news image

Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnje të porsalindur, por pikërisht në atë moment, binin raketat e lëshuara nga Hamasi.

“Vendoseni veten në vendin e këtij babai. Udhëtoni me një fëmijë të porsalindur. Papritmas, ju e gjeni veten nën zjarrin e raketave”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kjo video është realizuar në një autostradë, dhe tregon një burrë që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa pret goditjen tjetër.

Ndërsa shpërthejnë raketat, mendimi juaj i vetëm është të mbani foshnjën të sigurt”, thuhet më tutje.

Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan vazhdimin e luftës kundër Hamasit dhe sot goditën zyrat e mediave AP dhe Al Jazeera./GazetaSinjali/