Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e qarkullimit të qytetarëve nga 4 maji deri më 18 maj, kur është paraparë faza e parë e lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
MSH ka njoftuar se qytetarët do të lejohen të dalin 180 minuta në ditë, të ndara në 90 minuta paradite, 90 minuta pasdite, shkruan Gazeta Sinjali.
“Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 – 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal – i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite)”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Më poshtë e gjeni orarin. /Gazeta Sinjali/