Shqiptarët anë e mbanë globit tashmë kanë krijuar një ndjekje të madhe në rrjetet sociale.
Vetëm në rrjetin social Instagram, mund të shohësh figura shqiptare që tashmë konkurrojnë emrat e mëdhenj botërore, duke u ndjekur nga më shumë se 35 milionë përdorues.
E këtë epitet e gëzon artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, e cila e arriti së fundmi këtë shifër ndjekjesh.
Menaxheri i njohur e rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka përpiluar së fundmi me 20 këngëtarët shqiptarë më të ndjekur në Instagram.
Listës i paraprijnë tri emrat që na përfaqësojnë më së miri ndërkombëtarisht: Dua Lipa, Rita Ora e Bebe Rexha.
Ndërkohë, ajo që përmbyll listën me plot një milion ndjekës është senzacioni i dy viteve të fundit në tregun muzikor shqiptar, reperja Tayna.
Fotografia më poshtë ju sjell 20 të famshmit shqiptarë më të ndjekur në Instagram, dhe numrin aktual të ndjekësve të tyre.