image Publikohet lista e konkurrentëve në ‘Festivalin e 58-të të RTSH-së’

Muzikë

Muzikë/ Publikohet lista e konkurrentëve në ‘Festivalin e 58-të të RTSH-së’

news image

“Festivali i 58-të i RTSH-së”, do të vijë këtë vit si çdo herë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Fituesi i këtij festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2020”.

Këtë vit moderatore do të jetë Alketa Vejsiu, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi “Newsbomb.al” ka publikuar listën me këngëtarët pjesëmarrës, ku janë zbuluar emrat e artistëve që do jenë konkurentë.

Në këtë listë janë të përfshirë plot 25 artistë: Bojken Lako, Devis Xherahu, Genc Tukiqi, Valon Shehu, Wendy Mancaku, Genti Deda, Kanita Suma, Olta Boka, Arilena Ara, Kamela Islamaj, Renis Gjoka, Eugent Lito(Gena), Eli Fara ft Stresi, Kastro Zizo, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha, Era Rusi, Aldo Bardhi, Elvana Gjata, Sara Bajraktari, Aurora Kapo, Tiri Gjoci, Nita Latifi, Algert Salaj dhe Arjeta Palushaj.

Ndryshe, kujtojmë se producent muzikor i Festivalit të Këngës në Radio Televizionit Shqiptar për këtë vit është zgjedhur Florent Boshnjaku./Gazeta Sinjali/