Pas vendimit për ‘orë policore’, Komuna e Prishtinës ka lënë disa barnatore kujdestare të hapura për rastet emergjente.
Adonis Tahiri nga komuna e Prishtinës ka publikuar emrat dhe lokacionet e barnatoreve që sonte do të jenë të hapura në kryqytet.
“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion. Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye”, ka thënë ai./GazetaSinjali/