image Publikohet klipi i këngës së “Maroon 5” dedikuar menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein

Publikohet klipi i këngës së “Maroon 5” dedikuar menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein

news image

Pop-rok bendi amerikan, “Maroon 5”, e ka publikuar videon muzikore të këngës “Memories”.

Në videoklip paraqitet vetëm frontmeni Adam Levine, ndërsa balada melankolike i është kushtuar menaxherit të ndjerë, Jordan Feldstein, i cili ka qenë vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein.

Ai ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, si pasojë e tromboze në enët e gjakut.

Videoklipi i këngës “Memories” fillon me fytyrën e Levine, i cili këndon vargjet e dhimbshme për  Feldstein.

Në fund të klipit bëhet i qartë edhe dedikimi: “Për Jordanin”./Gazeta Sinjali/