image Publikohet kënga e re e Bebe Rexhës, “You Can’t Stop The Girl”

Muzikë

Muzikë/ Publikohet kënga e re e Bebe Rexhës, “You Can’t Stop The Girl”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “You Can’t Stop The Girl”, e cila është kolona zanore e filmit “Maleficent: Mistess of Evil”, ku në rol kryesor luan Angelina Jolie.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të Bebe Rexhës në Youtube.

“You Can’t Stop The Girl” në vetëm pak orë nga publikimi ka marrë komente të shumta pozitive si dhe deri më tani numëron mbi 109 mijë klikime në këtë kanal./Gazeta Sinjali/