image Këngëtarja shqiptare do ta këndojë kolonën zanore të filmit të Angelina Jolie

Film

Kulturë/ Këngëtarja shqiptare do ta këndojë kolonën zanore të filmit të Angelina Jolie

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të këndojë kolonën zanore të filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, ku në rol kryesor luan Angelina Jolie.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe, përmes rrjetit social Intsagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“You Cant Stop the Girl, kolona zanore e filmit Maleficent: Mistress of Evil do të lansohet të premten”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e videos së shpërndarë, ku dëgjohet pak nga kjo këngë.

https://www.instagram.com/p/B2hNnr0l1l1/

Kënga i takon zhanrit baladë dhe përputhet shumë mirë me personazhin e Angelina Jolie, e cila në pjesën e dytë të këtij filmi do të shfaq anën e errët të saj.

“Maleficent: Mistress of Evil”, do ta ketë premierën e tij më 18 tetor të këtij viti dhe i takon zhanrit fantazi/aksion.

Image result for Maleficent: Mistress Of Evil’

Ndryshe, “Not 20 Anymore” është projekti i fundit muzikor i Bebe Rexhës. Kënga është publikuar më 30 gusht dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/