image Publikohet kalendari i Serisë A për sezonin e ri, këto janë datat e derbit të qytetit të Milanos

Futboll

Publikohet kalendari i Serisë A për sezonin e ri, këto janë datat e derbit të qytetit të Milanos

news image

Është publikuar kalendari i sezonit të ri 2022-23 në Serie A.

Kampioni, Milan do të ketë punë në xhiron e parë me Udinesen në San Siro.

Ndërkohë, nënkampioni Inter në xhiron e parë do të jetë mysafir i Lecces.

Juventusi do t’i bëjë konak Sassuolos, ndërsa Roma do të jetë mysafire e Salernitanas dhe Napoli mysafir i Veronës.

Xhiroja e parë fillon më 14 gusht 2022, teksa më poshtë e gjeni xhiron e parë të plotë.

Ndërkohë datat e derbit të qytetit të Milanos do të jenë 4 shtator dhe 5 shkurt.

Milani do të jenë në cilësinë e vendasit ndaj Interit në xhiron e katërt më 4 shtator, teksa Inter vs Milan do të luhet në xhiron e 21-të më 5 shkurt.

/GazetaSinjaliSport/