image Publikohet bilanci i koronavirusit në Viti për 8 muaj përballje me pandeminë

Shëndetësi

Publikohet bilanci i koronavirusit në Viti për 8 muaj përballje me pandeminë

news image

Në komunën e Vitisë sot janë shënuar dy raste të reja me koronavirus si dhe një i shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli-Halili ka publikuar bilancin e rasteve pozitive, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas bilancit, në këtë komunë janë regjistruar gjithsej 465 raste me koronavirus, ku 411 prej tyre janë shëruar dhe janë shënuar 31 vdekje nga kjo sëmundje, kurse 23 raste janë ende aktive.

Në njoftimin e drejtoreshës, bëhet e ditur se gjatë muajit gusht është shënuar numri më i madh i rasteve dhe i vdekjeve nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/