image Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, mbi 1.4 milion të shëruar

Botë

Statistika/ Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, mbi 1.4 milion të shëruar

news image

Ka arritur në mbi 1,4 milion numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë.

Sipas të dhënave në faqen “Worldometer”, deri tani janë shëruar 1 milion e 400 mijë e 9 persona.

Numri më i lartë i të shëruarve është regjistruar në SHBA, me 223 mijë e 749, duke u pasuar nga Spanja me 173 mijë e 157, Gjermania 143 mijë e 300, Italia 99 mijë e 23, Turqia 86 mijë e 396, Irani 83 mijë e 837 dhe Kina, me 78 mijë e 46 të shëruar.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli përhapjen e koronavirusit si pandemi globale.

Përveç Europës, OBSH ka shpallur SHBA-në si epiqendrën e re të pandemisë.

Më shumë se 276 mijë persona kanë humbur jetën në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve arrin në mbi 4 milionë./GazetaSinjali/