image Zbulohen statistikat, Ballkani e domioni plotësisht ndeshjen, kundërshtari shënoi me goditjen e vetme në portë

Futboll

Zbulohen statistikat, Ballkani e domioni plotësisht ndeshjen, kundërshtari shënoi me goditjen e vetme në portë

news image

Ballkani debutoi mbrëmë në garat evropiane, për herë të parë në histori të klubit.

Kampioni suharekas luajti në rrethin kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit lituanez, Zalgiris.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, pavarësisht se ‘portokallinjtë’ shënuan të parët dhe dominuan terësisht ndeshjen.

Sipas statistikave nga ‘Flashscore’, Ballkani e ‘stërdominoi’ skuadrën lituaneze, dhe ishte tejet e pafat që nuk nxori fitore, transmeton Sinjali Sport.

Ballkani kishte dominimin ndaj Zalgirisit, duke pasur përqindjen me 56%, karshi 44% të skuadrës kundërshtare.

Përveç kësaj, statistika që e tregon qartë dominimin e Ballkanit, është se klubi suharekas kishte plot 15 goditje në total në drejtim të kundërshtarin, kurse Zalgiris kishin vetëm 4 të tilla.

Nga 15 goditjet e Ballkanit, vetëm pesë megjithatë ishin në drejtim të kuadratit, dhe e cila vetëm një u konkretizua në gol, teksa nga 4 goditjet e Zalgirisit, vetëm një ishte në kornizë të portës, nga ajo e cila edhe u shënua goli.

Ballkani do ta luajë ndeshjen kthyese në Lituani më 12 korrik, nga ora 18:00.

/GazetaSinjaliSport/