image Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë

Botë

Pandemia/ Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë

news image

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po shkon në 2,7 milion, përkatësisht 2,697,7394 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 188,863.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 48,868 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 25,549 viktima, Franca me 21,856 , Spanja me 22,157, dhe Britania me 18,738 viktima.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 739,971 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka rreth 1,7 milion raste aktive që presin të shërohen.