Koronavirusi ka infektuar 4 milionë njerëz në të gjithë botën ku gati gjysma e tyre janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Evropian, raporton noa.al duke cituar të dhënat që publikon Worldometer.
Pak para mesnatës së sotme, u regjistruan 4.000.975 njerëz të infektuar. Por shumë ekspertë thonë se këta janë vetëm personat e testuar pasi numri mund të jetë shumë herë më i lartë.
Deri sot regjistrohen 275.352 të vdekur. Kurse rezultojnë 1.375.960 njerëz të shëruar.
Aktualisht janë në gjendje kritike për jetën nën terapi intensive rreth 50 mijë persona./Gazeta Sinjali/