image Publikohet bilanci i fundit nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Publikohet bilanci i fundit nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 1197 numrin total të të prekurve.

Rastet e reja janë 11 në Tiranë, 1 në Krujë dhe një në Shkodër.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes./Gazeta Sinjali/