Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit nga koronavirusi, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda këtyre orëve, në vend janë testuar 2 mijë e 143 mostra të dyshimta, prej të cilave vetëm 10 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Kjo ministri ka bërë të ditur po ashtu se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 16 pacientë, të cilët ishin të prekur me këtë virus, ndërkaq janë vaksinuar 13 mijë e 397 qytetarë.
Momentalisht, numri i rasteve aktive në Kosovë është 152./Gazeta Sinjali/