image Publikohen skuadrat startuese në sfidën: Turqi – Norvegji

Futboll

Publikohen skuadrat startuese në sfidën: Turqi – Norvegji

news image

Ndeshja më interesante e natës në kualifikimet për kampionatin botëror zhvillohet në Turqi, transmeton Sinjali Sport.

Kombëtarja turke e pret në “Ulker Stadium”, kombëtaren e Norvegjisë, që nis në ora 20:45.

Vendasit që dëshpëruan në Evropianin që u luajt verës, do mundohen të sigurojnë një plasman për “Katar 2022”.

Skandinavët me 13 pikë kanë pozitën e dytë në grupin e G, përderisa me 11 pikë në vendin e tretë gjenden turqit.

11-shet zyrtare janë këto:

Turqia XI: Çakir; Çelik, Aziz, Demiral, Erkin; Cengiz Ünder, Ozdemir, Tufan, Çalhanoglu; Yilmaz, Akturkoglu

Norvegjia XI: Nyland; Pedersen, Hanche-Olsen, Strandberg, Meling; Thorsby, Berg, Odegaard; Hauge, Thorstvedt, Elyounoussi /Gazeta Sinjali Sporti/