image Publikohen pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti shfaqet i buzëqeshur

Politikë

Publikohen pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti shfaqet i buzëqeshur

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar edhe videon nga ky takim.

Në video shihet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dukej në disponim dhe i buzëqeshur, ndërkohë që nuk u pa një kontakt sy më sy me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ndryshe, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka kërkuar konstruktivitet nga palët.

“I urova mirëseardhjen Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë.Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, thuhej në cicërimën e spanjollit.

/GazetaSinjali/