Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u raportua se u sulmua në një klub nate në Budvë, por këtë e mohon portali CdM, i cili ka publikuar një video ku ai shihet duke dalë nga klubi i natës.
Pas përleshjes, Policia e ka evakuuar Abazoviqin, ndërsa disa të rinj e pritën jashtë me thirrjet “Ua, ah!” dhe “Milo, Milo”.
Në video u panë edhe disa persona duke dalë nga klubi i natës duke kollitur. Policia tha se në ka përdorur sprej irritues, por vetëm kur Abazoviq ka dalë nga aty.
Policia më herët gjatë ditës tha se Abazoviq nuk është sulmuar, por ka pasur një konflikt në mes të disa personave dhe se pranë tyre në atë moment ka kaluar kryeministri.
Pamjet mund t’i shikoni KËTU.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM më herët se e kishin parë Policinë ta evakuonte Abazoviqin dhe t’i ndalonte disa persona.
“Duket se është sulmuar sepse burri e shante para se të hynte në spital. Duhet të kenë ndërhyrë 15-20 policë”, thanë për CdM dëshmitarët okularë të ngjarjes.