image Publikohen pamjet kur sulmohen me laser aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës

Siguri

Publikohen pamjet kur sulmohen me laser aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës

news image

Disa aeroplanë të linjave të ndryshme janë sulmuar me laser të shtunën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pos forcave të rendit, rastin e konfirmojë edhe Driton Ujkani, zëdhënësi i Trafikut Ajror. Ai tha se në vend, diçka e tillë është e shpeshtë.

“Rasti dje është sulm me laser nga persona të papërgjegjshëm. Në momentin që laseri i drejtohet kabinës së pilotëve, rrezet shpërndahen e ku ndriçojnë atë duke pamundësuar shikim”, tha ai për Klan Kosovën.

Për këtë janë duke u marr edhe forcat policore. Por ata që e bën, ende nuk kanë rënë në pranga.

Përdorimi i tyre në Kosovë konsiderohet i pa ligjshëm. Ndërsa për kryerësit, parashikohet gjobë deri në 20 mijë euro, e dënim me burg deri në 5 vjet.

Me diçka të ngjashëm ballafaqohen edhe linjat e aeroplanëve në botë.

Vetëm për 6 vite në Britani të Madhe, raportohet për 9 mijë raste të tilla.

Videon mund ta shikoni në këtë link. /Gazeta Sinjali/