Sport/ Publikohen pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Paritzanit të Beogradit

news image

Mediat serbe i kanë publikuar pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit, Lubomir-Kica Markovic, i cili u ekzekutua më 1 nëntor me gjashtë plumba.

Vrasjen e Markovic e kanë filmuar kamerat e sigurisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas kamerave, Markovic kishte qenë duke qëndruar pranë një palestre të futbollit, teksa një i panjohur me kapelë në kokë i ishte afruar nga pas dhe e kishte qëlluar me armë zjarri.

Sulmuesi nuk është identifikuar ende, ndërsa policia serbe po e vazhdon kërkimin e tij./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: