Mediat serbe i kanë publikuar pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit, Lubomir-Kica Markovic, i cili u ekzekutua më 1 nëntor me gjashtë plumba.
Vrasjen e Markovic e kanë filmuar kamerat e sigurisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas kamerave, Markovic kishte qenë duke qëndruar pranë një palestre të futbollit, teksa një i panjohur me kapelë në kokë i ishte afruar nga pas dhe e kishte qëlluar me armë zjarri.
Sulmuesi nuk është identifikuar ende, ndërsa policia serbe po e vazhdon kërkimin e tij./Gazeta Sinjali/