Policia e New Yorkut njoftoi se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në pesë të shtëna të ndara në Brooklyn dhe Queens nga një 25-vjeçar, që hipi në një skuter nëpër rrugë dhe qëlloi njerëz në mënyrë të rastësishme.
New York Post raporton se policia arrestoi sulmuesin me origjinë hispanike, i cili përdori një skuter pa targa.
Gjatë arrestimit të tij iu gjet një pistoletë nëntë milimetra me një sasi shtesë municioni, çka tregon se ai kishte planifikuar të vriste një numër shumë më të madh personash.
Klikoni KËTU për t’i shikuar pamjet.