Rasti ast tragjik i vetëvrasjes së 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës tronditi opinionin. Si shkak i vetëvrasjes fillimisht u tha se ka qenë bullizimi në rrjetet sociale, por duket se 41-vjeçarja ka qenë pre edhe e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe vetë fëmijët e tyre të cilët thanë se kanë edhe pamje.
Pamje nga dhuna që Xhemal Loka ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, janë publikuar së fundmi nga mediat atje.
Video është regjistruar në banesën e tyre në Durrës disa kohë më parë.
Në video shihet edhe një nga djemtë e çiftit, i cili ndërhyn për të mbrojtur mamanë e tij. Aty dëgjohet edhe Xhemal Loka që tenton ta godasë, si dhe shpërthen në sharje e ofendime ndaj Bedrie Lokës.
Xhemal Loka është i arrestuar dhe sot u la në burg nga gjykata. Sipas Prokurorisë, këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.
Edhe fëmijët e çiftit kanë pohuar se babai i tyre u kishte kërcënuar me thikë të ëmën.
Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën.