image Publikohen moshat e 7 viktimave të 24 orëve të fundit nga COVID-19

Shëndetësi

Publikohen moshat e 7 viktimave të 24 orëve të fundit nga COVID-19

news image

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Katër viktima janë meshkuj dhe tri janë femra.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe grupmoshën e shtatë viktimave të fundit nga koronavirusi.

Një viktimë është mbi 80 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 70-79, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 dhe dy viktimat e fundit janë të grupmoshës 50-59 vjeç.

“Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781. Në total numri i rasteve aktive është 7.635”, ka njoftuar MSh-ja. /GazetaSinjali/