image Gjenden tre burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

Siguri

Gjenden tre burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë gjetur pa shenja jete tre burra, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë raportohet se ka ndodhur dje në rrugën “Tring Ismajli” në Prishtinë. Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërkohë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Drenas, ku policia bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Rogovë, ku nga Spitali i Gjakovës është raportuar se pa shenja jete është sjell një viktimë. Sipas Policisë, njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

/GazetaSinjali/