image Pesë raste të dhunës të raportuara gjatë 24 orëve në Kosovë

Siguri

Pesë raste të dhunës të raportuara gjatë 24 orëve në Kosovë

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për katër raste të dhunës në familje dhe një sulm ndaj motrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto raste kanë ndodhur tri në Fushë Kosovë, një në Gjilan dhe sulmi në Mitrovicë.

Në rastin e parë, një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj, e cila më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është ende në hetime. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në Fushë Kosovë.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në fshatin Çikatovë e Re, ku një person në gjendje të dehur i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Nga plagët e marra raportohet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë edhe rasti i tretë ka ndodhur në Fushë Kosovës, ku një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Nga plagët e marra gruaja ka raportuar se ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Rasti i katërt në familje ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i sulmit në familja ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/