image Publikohen momente të Borës dhe Beatrixit kur ishin shoqe

Bota e Yjeve

Publikohen momente të Borës dhe Beatrixit kur ishin shoqe

news image

Mbrëmë në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip u krijua një ‘tollovi’ në lidhje me situatën mes Donaldit, Borës e Beatrixit.

Donaldi reagoi i prekur kur mësoi se Bora po e priste jashtë, por tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe se ai nuk po tallet me Beatrixën.

“Po. E kam thënë, kanë qenë dy-tri video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam ‘single’?”, tha Donaldi.

Ndërkohë, Beatrix i kërkoi falje Borës dhe pohoi se ndjenjat e saj për Donaldin nuk ndryshojnë.

Mirëpo, nëse sot janë “rivale”, dikur Bora dhe Beatrix kanë qenë shoqe të mira. Kjo duket shumë qartë në videon e mëposhtme. Bora dhe vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj kanë qenë dikur partnerë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” dhe vajzat njihen prej atëherë. Ato madje shihen duke kërcyer me njëra-tjetrën dhe duken mjaft të qeshura.

Bora nuk ka reaguar ende për situatën e krijuar së fundi, por me gjërat që kanë ndodhur me shumë mundësi marrëdhënia e saj me Beatrix nuk do të jetë si më parë.

/GazetaSinjali/