Fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, ku shihet i veshur kuq e zi janë shpërndarë sot me 28 Nëntor, në ditën e ditëlindjes së tij.
Po të ishte gjallë, komandanti legjendar Adem Jashari sot do t`i bënte 65 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt, transmeton Gazeta Sinjali.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi të tij që besohet se deri më tash nuk janë parë në publik.
Ndryshe, me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.
Ndërsa Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernard Kouchner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.