image Publikohen formacionet zyrtare: Finlandë - Francë

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare: Finlandë – Francë

news image

Finlanda është nikoqire e Francës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, shkruan Sinjali Sport.

Nordikët presin në Helsinki kampionin e botës në fuqi në stadiumin “Olympiastadion” me fillim nga ora 20:45.

Tre koloret kanë siguruar biletën për kampionatin botëror, duke u renditur e para në Grupin D me 15 pikë, përderisa vendasit me 11 pikë janë në pozitën e dytë dhe do kërkojnë ta ruajnë pozitën që dërgon në play-off.

11-shet për këtë ballafaqim janë publikuar:

Finlandë: Hradecky, O’Shaughnessy, Ivanov, Väisänen, Uronen, Hämäläinen, Kamara, Schuller, Lod, Nissilä, Pukki

Francë: Lloris, Kounde, Upamecano, Zouma, Dubois, Rabiot, Tchouameni, Digne, Griezmann, Diaby, Mbappe

/Gazeta Sinjali Sporti/