Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Turqisë do përballen mes veti në ndeshjen e fundit të Grupit A, shkruan Sinjali Sport.
Dy përfaqësueset janë pa fitore dhe do kërkojnë që me një fitore të sotshme të arrijnë plasmanin për raundin e ardhshëm.
Zvicra me një pikë ka gjasa më të mira, duke e ditur se në Evropian tutje shkojnë edhe katër kombëtare më të mira që janë në pozitën e tretë.
Turqia ka pësuar dy humbje, ndërsa në të njëjtin grup janë edhe Italia që i ka 6 pikë dhe Uellsi me 4 sosh, ku do përballen në të njëjtin orar.
Stadiumi olimpik i Bakus do jetë arena ku do zhvillohet kjo, përballje, që nis në ora 18:00.
Për helvetët titullar janë dyshja më e mirë e ekipit, Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa Admir Mehemdi vazhdon të jetë rezervistë.
Formacionet zyrtare për këtë duel janë publikuar dhe ato janë: