Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian do zhvillohet mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.
Zvicra e befasoi Francën në të tetën e finales duke e eliminuar përmes penaltive, ndërsa Spanja në vazhdime e mposhti Kroacinë me rezultat 5-3.
Helvetët në këtë takim janë pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim do jetë Xherdan Shaqiri.
Kjo sfidë fillon në ora 18:00, në stadiumin e Shën Petersburgut “Gazprom Arena”.
Formacionet zyrtare janë publikuar:
Zvicra: Sommer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber, Shaqiri, Embolo, Seferovic.