image Publikohen formacionet: Salernitana - Juventus/ Veseli starton

Futboll

Publikohen formacionet: Salernitana – Juventus/ Veseli starton

news image

Juventusi synon t’i rikthehet fitoreve pas humbjes xhiron e kaluar nga Atalanta, shkruan Sinjali Sport.

Bianconeri luan si mysafirë i Salernitanas në xhiron e 15-të që luhet në këtë mesjavë, në “Stadio Arechi” me fillim nga ora 20:45 do zhvillohet ky takim.

Zonja e vjetër këtë sezon nuk është duke pasur formën e mirë, pasi gjenden në vendin e shtatë me 21 pikë, përderisa skuadra e promovuar në ligë ka tetë pikë në vendin e fundit.

Formacionet për këtë takim janë dalur, ku nga fillimi për vendasit do luaj Federic Veseli.

Salernitana: Belec; Veseli, Gyomber, Gagliolo; Zortea, L Coulibaly, Capezzi, Kechrida, Ranieri; Bonazzoli, Simy

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Kean, Kulusevski.

/Gazeta Sinjali Sporti/