image Publikohen formacionet për ndeshjen mes Connah’s Quay dhe Prishtinës

Futboll

Publikohen formacionet për ndeshjen mes Connah’s Quay dhe Prishtinës

news image

Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Connah’s Quay dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ndeshjen e kaluar e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Plisat” e Prishtinës shënuan fitore bindëse ndaj Connah’s Quay.

Edhe sonte ekipi prishtinas synon ta ruaj epërsinë e ndeshjes së parë dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Ndërkaq synimi kryesor i Connah’s Quay është ta përmbys rezultatin e ndeshjes së kaluar.

Përballja mes këtyre dy ekipeve do të fillojë nga ora 20:00, e cila do të zhvillohet në kuadër të Conference League.

Formacioni i Connah’s Quay:

Byrne, Wilde, Disney, Haran, Morris, Poole, Edëwards, Moore, Mullan, Owens, Insall.

Formacioni i Prishtinës:

Nika, Bekteshi, Krasniqi, Mankenda, Mici, Bardhoku, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, John, Hoti.

/GazetaSinjaliSporti/