image Publikohen formacionet në ndeshjen Turqi – Uells

Futboll

Publikohen formacionet në ndeshjen Turqi – Uells

news image

Turqia e Uellsi do përballen sot në ndeshjen e dytë në Grupin A të Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Turqët humbën nga Italia në lojën e parë me rezultat 3-0, ndërsa Uellsi barazoi 1-1 me Zvicrën.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy përfaqësueset, pasi çdo pike e fituar në këtë takim do jetë krucial për vazhdimësinë e Evropianit.
Ky ballafaqim zhvillohet në stadiumin “Baku Olympic” të Azerbajxhanit, nga ora 18:00.

Janë publikuar 11-et për këtë ndeshje:

Turqi: Çakir; Çelik, Ayhan, Söyüncü, Meraş; Yokuslu, Ozan Tufan; Karaman, Çalhanoglu, Cengiz Ünder; Yilmaz.

Uells: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore. /Gazeta Sinjali Sporti/