image Publikohen formacionet: Juventus vs Cagliari

Futboll

Publikohen formacionet: Juventus vs Cagliari

news image

Juventusi do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 19-të në Serie A në shtëpi, raporton Sinjali Sport.

Zonja e Vjetër është nikoqir i Cagliarit me fillim nga ora 20:45 në ‘Allianz Stadium’.

Bianconeri këtë edicion është larg formës që jemi mësuar t’i shohim, duke u renditur në pozitën e shtatë me 31 pikë.

Mysafirët në tjetrën anë  kanë arkëtuar vetëm dhjetë pikë deri tash duke u gjendur në vendin e 19-të.

Formacionet zyrtare janë këto:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Arthur, Rabiot; Bernardeschi, Morata, Kean.

Cagliari (4-4-2): Cragno; Zappa, Ceppitelli, Carboni, Lykogiannis; Bellanova, Deiola, Grassi, Dalbert; Pereiro, Joao Pedro.  /Gazeta Sinjali Sporti/