image Publikohen faktet, sulmuesi në SHBA- fans i terroristit të Zelandës së Re

Botë

Publikohen faktet, sulmuesi në SHBA- fans i terroristit të Zelandës së Re

news image

Sulmi me armë në një supermarket në shtetin amerikan të Teksasit që la 20 të vdekur mund të ishte një krim i urrejtjes, thonë zyrtarët.

Një 21 vjeçar i racë së bardhë u arrestua në dyqanin Walmart, ku u krye sulmi i së shtunës në qytetin El Paso, afër kufirit SHBA-Meksikë.

Në një dokument, që duket se u postua pak para sulmit dhe që besohet të ishte shkruar nga ai burrë, shprehen pikëpamje të bardha nacionaliste dhe raciste. Këtu sulmi u cilësua një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik të Teksasit”.

I dyshuari jetonte në Allen, në zonën e Dallasit, rreth 1.046 km në lindje të El Paso, sipas policisë, të cilët ende janë duke e intervistuar.

Zyrtarët nuk kanë ofruar një motiv të saktë për sulmin, i cili gjithashtu la 26 të plagosur, por Shefi i Policisë në El Paso Greg Allen, tha që hetuesit po shikonin në një dokument që mund të tregonte një “lidhje të mundshme me një krim të urrejtjes”.

Ai dukej se po i referohej një teksti të postuar në 8chan, një bord mesazhesh në internet që përdoret shpesh nga e djathta ekstreme, i cili përshkruan një “zëvendësim kulturor dhe etnik të sjellë nga një pushtim”, duke aluduar për njerëzit hispanikë në SHBA.

Dokumenti me katër faqe, që raportohet se ishte postuar rreth 20 minuta para se policia të merrte thirrjen e parë urgjente, gjithashtu shpreh mbështetje për personin e armatosur që vrau 51 persona në Christchurch të Zelandës së Re, në mars.