image Publikohen emrat e personave që humbën jetën nga tërmeti tragjik në Shqipëri

Rajon

Identitetet/ Publikohen emrat e personave që humbën jetën nga tërmeti tragjik në Shqipëri

news image

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar listën me emrat e 28 personave që janë konfirmuar deri tani të vdekur nga tërmeti i fuqishëm i orëve të parë të së martës që goditi vendin, ndërsa të tjerë dyshohet të jenë ende nën rrënoja.

“Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë. Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu siç ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar. Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve ndërkombëtare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para. Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, që lenë pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot. E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.

Por në një shenjë respekti për jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, tha ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në Durrës kanë humbur jetën:

1-            Amelia Lala, 8 vjeç

2-            Esiela Karanxha, 8 vjeç

3-            Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4-            Sadik Qato, 85 vjeç

5-            Isah Abazi, 29 vjeç          

6-            Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7-            Eviola Broshka, 28 vjeç

8-            Kristi Reçi, 24 vjeç

9-            Sehadete Lala, 79 vjeç

10-          Djena Karanxha

11-          Eduart Reçi

12-          Shemsedin Abazi

Në Thumanë:

1.            Ariela Lala 4 vjeç

2.            Bukurije Leka

3.            Erisa Cara

4.            Fatmira Cuka 44 vjeç

5.            Selvie Lala 77 vjeç

6.            Saimir Greku

7.            Kristjan Preçi 26 vjeç

8.            Sardi Cuka 18 vjeç

9.            Hajrie Vata 65 vjeç

10.          Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

11.          Drita Cakoni    58 Vjeç

12.          Pëllumb Greku 57 Vjeç

13.          Çelike Grupieku  57 Vjeç

14.          Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15.          Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjec –  u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.