Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimoren e re për tavanin e çmimeve të derivateve të naftës.
Kështu, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel sot është 1.79 euro për litër, duke shënuar kështu ngritje edhe për një cent në krahasim me dje.
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë 1.40 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas 0.75 euro për litër.
Kjo çmimore do të jetë në fuqi deri nesër në ora 10:00.