Norwichi e Southamptoni përballen në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Dy skuadrat ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Milot Rashica dhe Armando Broja takohen nga ora 16:00 në ‘Carrow Road’.
Formacionet janë publikuar, ku nga fillimi luan Milot Rashica për vendasit, derisa Armando Broja duhet të pres pjesën e dytë.
Norwich: Krul; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Gilmour, Cantwell, Normann, Rashica, McLean; Pukki.
Southampton: McCarthy; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Romeu, Ward-Prowse, Diallo; Elyounoussi, Adams, A Armstrong.