image Publikohen 11-et në derbin: PSG – Lyon/ Messi starton ndaj Shaqirit

Futboll

Publikohen 11-et në derbin: PSG – Lyon/ Messi starton ndaj Shaqirit

news image

Kryendeshja e javës në Ligue 1 është mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, transmeton Sinjali Sport.

Lideri i elitës franceze, PSG është nikoqire ndaj rivalit Lyonit me fillim nga ora 20:45.

Parisienët kanë nga fillimi për herë të parë në ligë treshen: Messi, Neymar dhe Mbappe, pasi munguan në ndeshjet e kaluara në ligë, ndërsa në Champions League debutuan së bashku në barazimin 1-1 ndaj Brugges.

Në tjetrën anë nga minuta e parë luan futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ekipet startuese janë dalur:

PSG: Donnarumma, Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Herrera, Gueye, Di Maria, Neymar, Messi, Mbappe.

Lyon: Lopes, Gusto, Boateng, Denayer, Emerson, Caqueret, Guimaraes, Shaqiri, Paquetá, Toko Ekambi, Slimani. /Gazeta Sinjali Sporti/