Psikologia Arjana Rreli, në një lidhje me një media të Shqipërisë, dha disa këshilla për mënyrën se si duhen mbrojtur fëmijët nga goditja psikologjike dhe ankthi që i shkaktojnë tërmete si ai që goditi vendin tonë ditën e sotme.
“Nëse fëmijët tanë shikojnë alarm te ne, fëmijët i amplifikojnë mekanizmat e tyre të alarmit. Ne duhet t’i sigurojmë për mbrojtjen tonë dhe t’i shpjegojmë fenomenin jo me emocione të tejskajshme. Duhet t’i japim mundësi sot që të luajnë sa më tepër dhe të lodhen duke luajtur sepse kështu shpezojnë energji”, shpjegoi psikologia.
Ajo shtoi se në momente të tilla duhet gjetur “hapësirë për të treguar gjëra të bukura dhe të kompensojmë këtë energji negative që na sulmoi sot”.
Gjithashtu, psikologia pati edhe një thirrje për mediat: “Informacioni na vjen nga kudo dhe jemi në korrent me situatën, por u bëj thirrje mediave që të “sulmojnë” sa më pak mendjen që është e brishtë. Të shmangin pamjet e të lënduarve tepër”./ Gazeta Sinjali/