image Psikologët nga Kosova u shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Shqipëri/ Psikologët nga Kosova u shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

news image

Dy grupe psikologësh nga Kosova të udhëhequr nga dy Specialistët e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Latif Hoxha dhe Imri Zabeli kanë arritur në zonat e tërmetit në Shqipëri.

Në bashkëpunim me psikologë nga Shqipëria, këto grupe po ndihmojnë të mbijetuarit e tërmetit përmes mbështetjes psiko-sociale.

Krahas intervenimeve nga këndvështrime të ndryshm psikologët aplikuan Ndihmën e Parë Psikologjike, si protokol i domosdoshëm në raste të këtilla.

Elton Kuqja, koordinator i Urdhërit te Psikologut ne Shqipëri, shprehu mirënjohjen e tij në emër të psikologëve ne Shqipëri dhe popullit shqiptar.

Dërgimi i psikologëve në Durrës e Thumanë u bë me ndihmën e grupit të tifozëve ”Plisat”./Gazeta Sinjali/